Gjykata e Tiranës e la në burg, Stresi del sot para Apelit

Ditën e sotme në orën 9:45, Gjykata e Apelit do të vendosi mbi lënien në fuqi ose jo të masës “arrest me burg” për reperin e njohur Stresi.

Reperi i njohur u arresua nga policia me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në perfieri të Tiranës pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se Stresi ishte prej 1 viti në përgjim.

Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht Policia thotë se Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?