Gjykata e Tiranës kërkon të dhëna nga Facebook
Gjykata e Tiranës në një vendim të sajin detyron kompaninë Facebook me qendër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që t’i dorëzojë policisë gjyqësore të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit shqiptar të dhënat e regjistrimit si dhe IP nga ku është regjistruar një përdorues, i cili dyshohet se ka abuzuar me publikimin e fotove dhe statuseve në emër të një personi tjetër.
Historia e padisë
Një person me emër të rremë Ergi Sina ka publikuar foto të Mateo Shabës, dhe statuse që ofronin vende pune në institucionin ku punon kallëzuesi Shaba. Materiali tallës është shpërndarë në Facebook, duke bërë që kryetari i njësisë administrative në Farkë Mateo Shaba, ti drejtohet me një kallëzim penal prokurorisë së Tiranës.
Pas kqyrjes së profilit të remë në “Facebook”, më pas prokuroria e Tiranës ju drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë që të autorizonte qëndrën e “Facebook” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marë të dhënat e IP, të profilit të facebokut me emrin Ergi Sina.
Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga gjykata, dhe se vendimi i gjykatës së Tiranës së bashku me kërkesën e prokurorisë janë dërguar me një letërporosi në SHBA. Kjo është një procedurë e shumë përdorur dhe standard nga prokuroria, për rastet kur flitet për kërcënime në FB apo adresa të reme profili që sulmojnë profile të tjera.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=It_P_z75lPY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

