Gjykata e Tiranës pushoi çështjen e CEZ, Kuvendi ankimon vendimin në Apel
Kuvendi ka ankimuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ. Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e pushoi si çështje me pretendimin se nuk kishte vepër penale por Kuvendi e ka ankimuar tashmë në Apel.
Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007.
Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

KOHA JONË SONDAZH

