Gjykata hedh shortin për shqyrtimin e kërkesës, Shehaj dhe Kapri pretendojnë se u janë shkelur të drejtat nga Kuvendi
Gjykata kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës së dy deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat kushtetuese nga parlamenti.
Qëndrimi i dy deputetëve do të ketë relator gjyqtarin kushtetues Sandër Becin.
Shehaj dhe Kapri kërkojnë konstatimin e cenimit të të drejtave kushtetuese si deputetë të Kuvendit, si pasojë e mosveprimit të Kryetarit të Kuvendit ndaj kërkesave zyrtare për akses te materialet e dosjes së SPAK-ut mbi bazën e të cilave pritej votimi për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.
KOHA JONË SONDAZH

