Gjykata jep masën e sigurisë “Arrest me burg” për Konstandin Xhuvanin dhe Erald Sidan

Të pandehurit e një prej çështjeve që ka marrë vëmendjen mbarë opioninit publik në vendit tonë janë paraqitur mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Rreth orës 10:00’ të i pandehuri Konstandin Xhuvani (Djali i ish-deputetets Luiza Xhuvani), i akuzuar si personi që vrau katër persona ditën e martë u paraqit në gjykatë e kryeqytetit nën masa të rrepta sigurie (3 makina Policia dhe motorra të uniformave blu), ashtu si edhe miku tij Erald Sida, ndaj të cilit rëndon akuza e “Mos kallëzimit të Krimit” dhe “Prostitucionit”. Konstandin Xhuvani mësohet se është marrë në mbrojtje nga një avokat të cilin ja ka caktuar shteti.

Gjykata pasi ka administruar dosjen e paraqitur nga grupi hetimor ka vendosur të pranojë kërkesën e organit të akuzës dhe ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për të pandehurin Konstandin Xhuvani, si dhe ndaj të pandehurit Erald Sida.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesi të së martës në një klub nate në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku si pasojë e një përleshje me armë humbën jetën 4-ër persona. Policia bëri të mundur që në një kohë rekord të arrestojë dy të dyshuarit kryesor të këtij akti kriminal duke mbledhur dhe provat përkatëse. Sipas hetimeve të ngritura nga Prkuroria i Xhuvani është i vetmi person që ka qëlluar me armë dhe si rrjedhojë është i vetmi person i dyshuar për vrasjen e katërfisth. Tashmë fjalën e ka gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?