Gjykata jep vendimin për skafistin që goditi 15 vjeçaren ruse
Gjykata ka dhënë vendimin me 45 ditë paraburgim për skafistin që vrau 15 vjeçaren ruse.
Në dëshminë e tij, Ermal Fataj nuk e ka pranuar vrasjen e turistes ruse me mjetin lundrues, duke deklaruar se nëse do ta kishte goditur do t’i jepte ndihmë mjekësore.
Sipas dosjes së Prokurorisë, janë kqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit.
Nga këqyrja, rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa licencë shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, u gjetën disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 15-vjeçare.
15 vjeçarja ruse, Ksenia Roik e cila humbi jetën në zonën e “3 Ishujve në Ksamil”, ka patur gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit.

