Gjykata Kushtetuese lë në fuqi hartën e re gjyqësore

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi hartën e re gjyqësore. Sa i përket pretendimeve për cenim të aksesit në Gjykatë, “Kushtetuesja”, ka dalë në përfundimin se kjo e drejtë nuk është cenuar në atë nivel që pasojat negative të jenë më të rënda se sa e drejta për eficencë, efikasitet dhe cilësi, pra sipas tyre nuk cenon parimin e proporconalitetit.

Në lidhje me pretendimet për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata argumenton se edhe pse ka një kufizim, sërish respekton kriterin kushtetues të proporcionalitetit të ndërhyrjes.

Që do të thotë se do të jenë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

SHKARKO APP