Gjykata ”kyç” mjekët që operuan Lamajn/ Avokatët: Shpëtuan një jetë

Burg ka dhënë Gjykata e Kurbinit për dy mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi, pasi operuan në fshehtësi Eduart Lamaj, autori kryesor i dyshuar për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Laç. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, të vënë nën akuzë për dy vepra penale, atë për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Avokatët mbrojtës të mjekëve, folën pas seancës. Avokati i mjekut Besim Lama, tha se klienti i tij nuk e ka takuar autorin, nuk e njeh dhe as nuk pak marrë para. “E kanë marrë në telefon dhe i ka ardhur si pacient jo Eduart Lamaj, por një tjetër dhe klienti im meqë nuk ishte i kësaj fushe pasi kishte nevojë për ortoped e ka drejtuar te mjeku Viktor Marku. Klienti im nuk i njeh personat, nuk kanë as kontakt dhe vetë mjekët nuk e njohin njëri-tjetrin. Ai as ka asistuar dhe as ka bërë ndërhyrjen e Eduart Lamaj pasi nuk ishte në fushën e tij, pra nuk ka si të ketë marrë gjë, thjeshtë ka referuar rastin te një specialist i fushës”.

Kurse avokati mbrojtës i Viktor Markut, tha se klienti i tij thjeshtë ka operuar një pacient dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte ai. “Këta ushtruan detyrën e tyre funksionale duke bërë dhe betimin e Hipokratit duke shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte”.

Swiss Digital Desktop Reklama

30-vjeçari Lamaj ka pranuar përfshirjen në ngjarje, duke thënë se pronari i hotelit, vëllai i Bujar Likës, i kishte borxh paratë e drogës. Ai ka vijuar më tej duke thënë se nuk kishte qëllim t’i vriste, por ato hapën zjarr për këtë arsye ka qëlluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?