Gjykata lë në burg Kastriot Gjuzin, avokati: S’ka prova për vrasjen e Majollarit
Pasi klienti i tij u la në burg, avokati i Kastriot Gjuzit deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë se 40-vjeçari ka vrarë Mario Majollarin.
Në një deklaratë për mediat nga Gjykata e Tiranës, avokati pohoi se Gjuzi ishte larguar nga banesa pasi veprimet e policisë kishin qenë të dhunshme, ndërsa mes panikut dhe ankthit është arratisur drejt Kosovës.
Po ashtu avokati tha se klienti i tij sapo kishte dëgjuar ato çka thuheshin për të, ishte nisur nga Kosova drejt Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

