Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Durrësit
Aktualitet E Hënë, 19 Janar 2026 10:16
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë.
Cërloj akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.
Ndërkohë masa “arrest shtëpie” u la në fuqi dhe për mjeken Y. Sema, 65 vjeçe.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës, pak ditë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

