Gjykata merr vendimin për Ervis Martinajn
Ditën e sotme Ervis Martinaj ka dalë para trupit gjykues për të kërkuar apelimin e masës “arrest me burg” për 30 ditë.
Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në burg Ervis Martinaj për pjesën tjetër të dënimit pa pranuar apelin.
36-vjeçari Martinaj ishte prezent në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bllok natën e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion Hato.
Pas kësaj ngjarje, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij.
Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushi si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.
KOHA JONË SONDAZH

