Gjykata në kolaps, KLD kërkon mendim nga EURALIUS

Vonesa në krijimin e institucioneve te reja të drejtësisë ka futur në kolaps edhe drejtimin e gjykatave.

12 kryetarë të institucioneve të vendosjes së drejtësisë në të gjithe vendin u ka përfunduar mandati, ndërsa 12 të tjerë janë në prag të përfundimit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ka aktualisht kompetenca të kufizuara, ka diskutruar në lidhje me zgjidhjen e këtij ngërçi në mbledhjen e kësaj të premteje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarët propozuan zgjatjen mandatit të anëtarëve aktualë, ose zëvendësimin me kryetarë të përkohshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por propozimet kanë hasur në kundërshtimin e palëve ndaj dhe si zgjidhje është parë ti kërkohet mendim EURALIUS.

KLD nuk ka kompetencë për të shpallur vendet vakante dhe për të zëvendësuar deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Institucion që do të krijohet pas përfundimit të vettingut të kandidatëve.

Në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit është parashikuar se mandati i kryetarit është 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë.

Në pikën dy të ligjit parashikohet se kryetari në detyrë i gjykatës jo më vonë se 6 muaj për mbarimin e mandatit duhet të kandidojnë për kryetar, nëse nuk kandidon konsiderohet se ka dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë që një tjetër shqetesim që pritet të zgjidhet nga KLD është edhe emërimi i magjistratëve që kanë mbaruar shkollën e magjistraturës dhe presin emerimin.

Ndërsa vijon delegimi i gjyqtarëve në gjykata ku ka mungesë gjyqtarësh.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?