Gjykata nuk ia dha mandatin e kryebashkiakes, reagon Sako: Ja cili është hapi që do të marr

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos i japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sakos, që fitoi ne votimet e 30 qershorit.

Sipas gjykatës, arsyeja e këtij refuzimi është bërë mosregjistrimi në kohë i Bindjes Demokratike, që mori pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë, në një prononcim për Tema TV menjëherë pasi vendimi u bë publik, Sako tha se do të apelojë në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që bashkia e Durrësit drejtohet nga Vangjush Dako.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendimin e saj, gjykata arguementon se Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë më 25 prill, në tejkalim të afatit për regjistrim si subjekt zgjedhor në KQZ. Ndërkohë vendimi për zgjedhjet është dhënë nga Kolegji Zgjedhor si gjykata më e lartë vendimarrëse për procesin zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?