Gjykata nxjerr nga qelia protestuesin e ”Unazës së Re”

Gjykata ka vendosur sot të lirojë nga qelia Dorjan Protoduari, banor dhe protestues i ”Unazës së Re”. Protoduarit i është caktuar masa “detyrim paraqitje” pasi qëndroi një muaj në paraburgim.

Ai u arrestua më 22 tetor së bashku me 10 persona të tjerë për protestën e zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ndonëse protestuesit e tjerë u lanë të lirë, i njëjti vendim nuk u mor për Protoduarin.

Vendimi i sotëm ka shkaktuar entuziasëm te familjarët dhe te protestuesit e ”Unazës së Re”, të cilët kërkojnë prej muajsh dëmshpërblim real për banesat që u rrezikohen nga zgjerimi i rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?