Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata pushoi çështjen “CEZ”, Shkëlzen Berisha: Ky qe thjesht një sulm i pastër dhe i paprecedent politik

Aktualitet E shtunë, 25 Janar 2020 17:04
Gjykata pushoi çështjen “CEZ”, Shkëlzen Berisha: Ky qe thjesht një sulm i pastër dhe i paprecedent politik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i përfolur për çështjen “CEZ” dhe i thirrur edhe për të dëshmuar ka reaguar pas mbylljes së çështjes nga Gjykata e Tiranës. Në një postim në “Facebook”, Shkëlzen Berisha duke iu referuar vendimit të gjykatës deklaron se ky ishte një sulm i pastër politik.

Mund t'ju interesojë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 21 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 30 minutash
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 44 minutash

Ndërsa mohon lidhjet me çdo akuzë të pretenduar nga socialistët, ai kërkon të dijë përse u thirr 4 herë nga komisioni hetimor parlamentar.

E duket se pikërisht për këtë çështje, ai thotë se drejtësi do të ketë atëherë kur regjisori dhe zbatuesi i këtij teatri të shëmtuar e bajat të përballen me ligjin.

DEKLARATA E PLOTË
Të dashur miq,

Dje gjykata me kërkesë të prokurorisë vendosi rrëzimin e padisë së Grupit Parlamentar të PS (pra të Edi Ramës) pasi e gjeti pa prova, pa fakte e të pabazuar në ligj.

I njëjti gjykatës, që pa asnjë provë apo fakt para dy vjetësh, nën presionin politik, urdhëroi marrjen e dëshmisë time, duke e kaluar barrën e provës nga akuzuesi tek i akuzuari, u detyrua të pranojë konkluzionin e prokurorisë (për të dytën herë) se akuza e ngritur nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk mbështetej në prova, por në shpifje, duke vërtetuar në fakt atë që dihej: ky qe thjesht një sulm i pastër dhe i paprecedent politik.

I gjithë hetimi e posaçërisht provat e mbledhura nga autoritetet çeke me kërkesë të prokurorisë, dhanë përgjigje shteruese se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur lidhje me CEZ, as fizikisht, as elektronikisht e në asnjë lloj forme tjetër.

Shkëlzen Berisha, u akuzua dhe kallëzua me urdhër të Edi Ramës nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste (e paprecedentë në 30 vjet politikë që parlamenti të thërrasë e kallëzojë familjarët e kundërshtarëve politikë) për ndikim të paligjshëm në një proces me të cilin nuk kisha kurrfarë lidhje, pa ASNJË provë apo fakt (sikundër provohet nga vendimi i gjykatës dhe prokurorisë).

Sot kur përgjigjet nga Çekia provojnë përtej çdo dyshimi se unë, nuk kam udhëtuar në Çeki as në kohën dhe as me personat e pretenduar, as për CEZ e as për ndonjë çështje tjetër, sot kur e-maili i famshëm mohohet të jetë nisur apo dhe që të ketë ekzistuar, pikërisht nga ata që prezumohet se e kanë nisur, sot kur pas kontrollove të llogarive bankare, tabulateve telefonike e sistemit TIMS, Shkëlzen Berishës nuk i del asnjë lidhje direkte apo indirekte me këtë çështje apo me personat e lidhur me të, nuk mund të mos shtroj pyetjen: Për cilën arsye jam thirrur për të dëshmuar 4 herë para një komisioni parlamentar dhe një herë para prokurorisë?

Edi Rama orkestroi thirrjen time 4 herë në komisionin e tij parlamentar dhe më pas padinë në prokurori me qëllimin e vetëm, se do mund të mbulonte akuzën tashmë të njohur botërisht për korrupsion e tij dhe ministrave te tij, në procesin e largimit të CEZ nga Shqipëria, që sipas dokumenteve të KLSH-së, u kushtoi qytetarëve shqiptarë plot 600 mln euro (pa llogaritur dëmet me të cilat kjo faturë rritet disa herë).

A është normale që Parlamenti i Shqipërisë të shpërdorohet e abuzohet në këtë mënyrë për të goditur jo vetëm kundërshtarët politikë, por dhe familjaret e tyre pa asnjë provë apo fakt?

A është normale që një gjykatë apo prokurori nën presionin politik, të thërrasë një qytetar për të dëshmuar para se të administrojë në mënyrë të ligjshme prova që prezumohet se kanë shërbyer si indicie se ky qytetar mund të ketë pasur dijeni për rrethana të caktuara?

Dje gjykata me kërkesë të prokurorisë vendosi të rrëzojë akuzën e Edi Ramës si politike e të pabazuar në ligj, por kjo nuk është drejtësi!

Drejtësi do të ketë ditën kur, regjisori dhe zbatuesi i këtij teatri të shëmtuar e bajat të përballen me ligjin jo vetëm për koncesionet korruptive dhe shpërblimet e trafikantëve të drogës që u financojnë pushimet në këmbim të tenderave, jo vetëm për “përlarjen” e 600 milionë eurove në marrëveshjen korruptive te largimit te CEZ nga Shqipëria, por dhe për shpërdorimin e detyrës e konkretisht atë të instrumentalizimit të Parlamentit të Shqipërisë dhe drejtësisë si “armë” kundër familjarëve të kundërshtarëve politikë.

Etiketat e lidhura

CEZShkëlzen Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 21 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 27 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 30 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 44 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 10 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.