Gjykata pushoi çështjen kundër Bashës, Braçe publikon një dokument

Të hënën gjykata pushoi çështjen e lobit rus për liderin e PD-së Lulzim Basha për mungesë provash. Lidhur me këtë ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili ka postuar foton e një dokumenti që dëshmon sipas tij akuzën ndaj kreut të PD-së. “Prova thotë se Nik Muzin njeriu nën kontratë me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marrë për llogari të PD 670 mije dollarë!”, shkruan Braçe në postimin e Instagramit. Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar të njëjtat dokumentet të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ku vijon akuzat ndaj kreut Basha, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij.

https://www.instagram.com/p/B7SwjZhnvU_/

SHKARKO APP