Gjykata rrëzon deputetin Armando Prenga

Gjykata ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e deputetit Armando Prenga për ndryshimin e masës së sigurisë në ngarkim të tij.

Prenga kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në një masë më të lehtë, por ajo nuk është pranuar nga trupi gjykues. 

Deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me ngjarjen e ndodhur muajin e kaluar në Kurbin për lagunën e Patokut.

SHKARKO APP