Gjykata rrëzon Fullanin për rikthimin në krye të BSH: Padia jashtë afateve
Gjykata Administrative rrëzon padinë e ish-Guvernatorit Ardian Fullani për rikthimin e tij në krye të Bankës së Shqipërisë, duke deklaruar se kërkesa është bërë jashtë afateve.
Sakaq Gjykata ka pranuar kërkesën e Fullanit për 12 muaj pagë dëmshpërblim nga Banka e Shqipërisë, por ka rrëzuar kërkesën për 15 milionë lekë kompensim për dëmin moral.
Shqyrtimi nga Gjykata Administrative i kerkesës së ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit nisi në prill.
Në tetor 2015 gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin për akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, që u quajt skandali i vjedhjes së Thesarit.
KOHA JONË SONDAZH

