Gjykata rrëzon kërkesën e Mjacajt për të dalë nga regjimi 41bis

Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e Sokol Mjacajt për lirimin nga regjimi 41 bis. I dënuar me burgim të përjeshtëm, Mjacaj kishte paraqitur kërkesë për të dalë nga regjimi i posaçëm, ku ishte vendosur me urdhër të ministrit të Drejtësisë.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë 30.01.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjacaj”.

Mjacaj është duke vuajtur një burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015. Në vitin 2023 ai ekzekutoi me armë zjarri brenda ambienteve të burgut të Peqinit Arben Lleshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?