Gjykata shtyn sërish seancën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës Valdrin Pjetrin

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit është shtyrë për të dytën herë.

Gjyqtarja, Oltiona Goxha, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kërkesës dhe në vendin e saj është përzgjedhur gjyqtari Artan Gjermeni.

Valdrin Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve, Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas disa muajsh hetime Prokuroria vendosi të dërgojë për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?