Gjykata Supreme vendos pro Trump: Emri i tij nuk hiqet nga fleta e votimit
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara, vendosi që emri i ish-presidentti Donald Trump nuk mund të hiqet nga fleta e votimit për garën presidenciale të muajit nëntor, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë më parë nga shteti i Kolorados për ta përjashtuar ish-presidentin.
Kolorados vendosi të hiqte emrin e Trump duke u bazuar te një klauzolë ligjore që përjashtonte personat e përfshirë në kryengritja ndaj qeverisë federale. Por sipas Gjykatës Supreme, Kolorado kishte tejkaluar kompetencat.
Ky vendim i hap rrugë pjesëmarrjes së Trump në primaret e të martës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.