Gjykata vendos burg pa afat për anëtarin e Avdylajve

Gjykata e Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Marjo Zeqirin i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo4’. Gjyqtari Bibë Ndreca kishte caktuar në tetor të vitit të shkuar masën e sigurisë Arrest me burg në mungesë. Marjo Zeqiri i njohur me pseudonimin Edinjo është i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Zeqiri dyshohet se është pjesë e grupit kriminal Avdylajt.

Dosja hetimore te Krimet e Rënda në Tiranë përfshin 44 persona, të akuzuar për trafik droge të drejtuar nga grupi i Shijakut, korrupsionin e zyrtarëve që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko, por edhe abuzimet me pronat që prangosën ish-deputetin tjetër socialist Arben Ndoka. Dy ish-deputetët socialistë u liruan më pas dhe aktualisht janë në arrest shtëpie, ndërsa persona të tjerë ndodhen në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?