Gjykata vendos: Zyhdi Dajti, i pafajshëm
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Zyhdi Dajtin. Ish kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ishte akuzuar për veprën e shpërdorimit të detyrës dhe prokuroria kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg.
Në seancën e 4 prillit, u dha pretenca: Sipas prokurorisë, Zyhdi Dajti ka urdhëruar prishjen e një vile dy katëshe të një resorti në Kavajë, jashtë kompetencave të tij si kreu Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Sipas Prokurorisë, vlera e kësaj vile arrinte në 700 mije euro. Por kërkesa e prokurorisë është cilësuar absurde dhe e padrejtë nga i pandehuri dhe avokati i tij të cilët pretenduan se objekti ishte pa leje.
KOHA JONË SONDAZH

