Gjykata zbardh vendimin, Zhaklina Peto në dorë të KED-së

Gjykata Administrative ka zbardhur vendimin me të cilin kthen në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten Zhaklina Peto.

Në vendim thuhet se pas shqyrtimit të çështjes është arritur në përfundimin se procedura e ndjekur nga KED me ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos ka qenë në kundërshtim me parimet e përgjithshme administrative pasi ka shkelur rëndë të drejtën e kandidates për tu dëgjuar para marrjes së verdiktit përfundimtar.

Sipas gjykatës, kjo mënyrë procedimi ka cënuar parimin e ligjshmërisë pasi është cënuar e drejta e Zhaklina Petos për kandidim pa respektuar një proces të rregullt ligjor.

Për rrjedhojë Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e KED të datës 5 tetor 2020 ndërsa nuk ka pranuar padinë e Zhaklina Petos për të kandiduar sërish, duke i’a lënë KED-së në dorë vazhdimin e kësaj procedure.

SHKARKO APP