Gjykatat dhe gjyqtarët janë pa siguri, zv.kryetari Gerd Hoxha: Punohet pa kushte

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet me vështirësi edhe për shkak të mjediseve ku magjistratët zhvillojnë seancat gjyqësore, si dhe nivelit të sigurisë.

Zv.kryetari i kësaj gjykate, Gerd Hoxha thotë se niveli i sigurisë lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar se gjatë pushimeve javore dhe festave zyrtare, mjediset e gjykatave nuk monitorohen fare nga institucionet ligjzbatuese.

“Duam që në çdo kat të ketë një punonjës policie, këtu dhe në gjykatën civile, ose të vijmë në krijimin e një trupe që duhet të jetë nën kompetencat e gjykatës dhe që do të merret me sigurinë. Sa i përket godinave, nevoja është ulëritëse. Pasdite, nga ora 4 deri në mëngjes, këtë godinë e ruan Zoti. Nga e premtja deri të hënën nuk kemi asnjë punonjës policie”, tha Hoxha për ”RTSH”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket volumit të çështjeve, si penale ashtu edhe civile, Hoxha deklaroi se një gjyqtari i duhet të shqyrtojë mesatarisht rreth 1 mijë dosje në vit. “Organika është 78 gjyqtarë, aktualisht jemi 55 gjyqtarë. Ne gjykojmë 8 deri në 10 çështje në ditë. Nëse gjykata jonë plotësohet me gjyqtarë brenda vitit 2027, zhbllokimi do të shuhet fare”, theksoi Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?