Gjykatat fluks dosjesh, punë deri në mesnatë
Në Gjykatën e Tiranës, numri i dosjeve vetëm në dy muaj të jetë më shumë sesa gjysma e dosjeve të të gjithë vitit 2017. Gjatë vitit 2017, Gjykata e Tiranës shqyrtoi 2.387 dosje.
Ndërsa vetëm në dy muajt e parë të 2018-s janë dorëzuar mbi 1.400 kërkesa vetëm për gjyqtarët paraprakë, pa llogaritur çështjet e themelit. “Do të ishim të lumtur të gjykonim 7 çështje në ditë, por shkojmë në kufijtë e gati 10 apo 12 çështjeve në ditë, e minimalisht shpallet jo më pak se 7-8 vendime në seancat paraprake”, thotë Artan Gjermeni, gjyqtar.
Më shqetësuese është fakti që një situatë e tillë nuk pritet të përmirësohet të pakën edhe për një vit, e gjyqtari Gjermeni e ka një argument. “Unë iu informoj se Shkolla e Magjistraturës nuk do të nxjerrë studentë për vitin akademik 2017, për shkak të mosformimit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, shpjegon Artan Gjermeni.
E derisa kjo situatë të vijë në kufijtë e normaliteti, gjyqtarët do të vazhdojnë të punojnë me turne, paradite dhe pasdite, për të përballuar sasinë, sepse për cilësi është luks i tepërt për të folur.
KOHA JONË SONDAZH

