Gjykatat gjermane: Çështjet e azilit, s’po na lënë të zgjidhim tonat
Gjykatat gjermane po vuajnë së fundmi nga pesha e shtuar dukshëm e ankesave që po bëjnë azilkërkuesit kundër vendimeve për braktisje të Gjermanisë. Në shumicën e landeve federale ka një shtim të madh, së paku dyfishim të numrit të ankesave në krahasim me vitet e kaluara.
Ndërsa situata më dramatike paraqitet në Bavari, ku kemi një shtim të madh të ankesave, ose 7-fish më shumë se mesatarja e ankesave nga viti 2004 deri në vitin 2013, ka thënë për agjencinë DPA Robert Seegmüller, kryesues i lidhjes së gjykatësve administrativë të Gjermanisë.
"Numri enorm i ankesave nga sfera e azilit do të bëjë që gjykatat administrative në gjithë vendin të lënë pa përfunduar lëndët e tyre të zakonshme", ka thënë Seegmüller.
Në Gjykatën Administrative të Hamburgut për shembull është regjistruar një shtim i madh i ankesave të bëra nga shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Po ashtu, edhe në Berlin mbizotërojnë ankesat nga shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

