Gjykim i shkurtuar për të pandehurit, përveç Beqajt. Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje

Në seancën e kësaj të mërkure, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve të dosjes ”Sterilizimi”, për gjykim të shkurtuar. Kërkesë për gjykim të shkurtuar nuk ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas gjykatës, në kushtet kur Beqaj nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, veçohet çështja ndaj tij.

Ish-ministri është nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqaj ka miratuar dhe nënshkruar kontratën koncesionare në kundërshtim me ligjin, pa kryer një studim të detajuar për nevojat reale të shërbimit dhe pa shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit.

Beqaj ka mohuar akuzat, duke mbrojtur koncesionin si një projekt që ka sjellë përfitime për sistemin shëndetësor dhe qytetarët. Ai ka kërkuar që të pyetet sërish nga hetuesit dhe ka paraqitur kërkesa për veprime shtesë hetimore.

”I kërkova SPAK-ut të më japë një vendim të ish-Krimeve të Rënda, që e ka në arkivë. 5 herë e kam kërkuar dhe s’ma dhanë, e mora tek Kuvendii se ja kishin çuar Komisionit Hetimor. Ai vendim dhe vendimi i Prokuorisë së Tiranës, per mua janë pafajësi sipas parimit të gjësë së gjykuar. Ka dhe vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë”, u shpreh ish-ministri në gjyq.

Beqaj ka vijuar të argumentojë se nuk ka shifra dhe të dhënat ishin kontradiktore në dosje dhe vendimin paraprak. ”Akuzohem për vjedhje, por s’ka shifër, SPAK nuk ka bërë arsyetimin e akuzës së re që e pranoi nga gjykata. Ne nuk jemi sekonda, jeta jonë nuk është sekond për gjykim të shkurtuar”.

SHKARKO APP