Gjylameti: Votëbesimi ndaj Veliaj dhe PS më 14 Maj, është alternativa e vetme për të vijuar zhvillimin e Tiranës
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti dhe administratorja e njësisë nr 4, Liri Kasa Qoshi vijojnë takimet në terren sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Gjylameti dhe zonja Qoshi, theksojnë mes të tjerash se votëbesimi ndaj Veliaj dhe PS më 14 Maj, sipas tyre, është alternativa e vetme për të vijuar zhvillimin e Tiranës.
“Njësia 4, çdo ditë pranë komunitetit për të dëgjuar sugjerimet që qytetarët kanë. Votëbesimi ndaj Erion Veliaj dhe PS, më 14 Maj, është alternativa e VETME për të vijuar zhvillimin e Tiranës. #Vetëm Përpara #Kurrë Më Mbrapa #Krenar për PS”, shkruan Gjylameti në rrjetet sociale.