Gjyqi për trashëgiminë e Vehbi Valise, Elvis Çefa grushta me avokatin Pjetra

“Shoqata e avokatëve antikorrupsion ka paditur penalisht për shpërdorim detyre atë dhe 13 gjyqtarëte  tjerë. Sot ai papritur po ruante pas dyerve të zyrës. Kur po zbrisja poshtë më rrethuan tre vetë bashkë me Elvisin. U shtymë, ndonjë grusht dhe mund ta ketë ngrënë por s’kemi cfarë i bëjmë. Ka një muaj e gjysëm që i është bërë kallëzimi, për tjetërsim pronash dhe ka shfrytëzuar të gjithë gjyqtarët e emëruar nga ai si vegël pune.”

Pas këtij akti Pjetra ka denoncuar ish-nënkryetarin e KLD në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është bërë më pas shoqërimi i këtij të fundit në Polici për më shumë sqarime.

Kurse ish-Nënkryetari i KLD-së Çefa nga ana e tij e ka shpjeguar situatën kështu: “Sot jam goditur nga qytetari Ndue Pjetra. Nuk desheroj te bej komente mbi kete provokim rrugaçëror, fyerjen dhe goditjen time per shkak te detyres, te bere ndaj meje nga nje individ qe e konsideron veten avokat. Kam bere denoncim ne polici ne respekt te procedurave ligjore, e cila besoj do te zbardhe krejtesisht kete ngjarje.”

SHKARKO APP