Gjyqi për vrasjen – ADN-ja e gjakut në makinën e rrëmbimit të Çollakut, jo e Denis Shtrazës

Proçesi  për rrëmbimin dhe me pas zhdukjen e Gazmend Çollakut ka vijuar këtë të  here me paraqitjen e provave shkresore. Në gjykatë u paraqiten dhe u administruan rezultatet e ADN-së së gjakut që u gjetën ne dy makinat që dyshohet se janë përdorur për këtë ngjarje. Sipas Laboratorit Shkencor nuk i përkisnin as Shtrazës dhe as Ervin Dalipaj. 

Gjyqi për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut ka vijuar këtë herë me administrimin e provave shkresore.

Para gjykatës u paraqitën rezultatet e analizave  të  ADN-së së gjakut të gjetur në makinën në vendgjarje ku u gjet Çollaku, si dhe të gjakut të gjendur në makinën e Dalipajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga analizat ka rezultuar se gjaku i gjetur në dy mjetet nuk i përket as Shtrazës dhe as Ervin Dalipajt, personi  tjetër i akuzuar për rrëmbimin  dhe vrasjen e Çollakut. Por që çështja ndaj tij u pushua pas ekzekutimit të tij një muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë këtë seancë pritej dhe shfaqja e pamjeve filmike të kamerave te sigurisë të  parkingut te pallatit ku u rrëmbye Çollaku.

Këtë here këto pamje nuk u bënë të mundura të shfaqen për shkak të një defekti teknik në kompjuterin e gjykatës, dhe shfaqja e tyre pritet të behet në seancën e radhës.

Për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Gazmend Çollakut aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza.

Ndërkohë ky i fundit ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje.

Ora News – ADN-ja e gjakut në makinën e rrëmbimit të Çollakut, jo e Denis Shtrazës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?