Gjyqi ‘Prenga’, policët: Kishte të shtëna po s’e pamë deputetin

Efektivët e policisë gjyqësore që ishin të pranishëm në kofliktin mes fisit Cali dhe fisit Prenga në Lagunën e Patokut kanë dëshmuar në gjyqin e deputetit Armando Prenga.

Kanë qenë efektivët Gjon Kola, Lutfi Hima dhe Agim Vathaj të cilët kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në derën e komisariatit, ku ishin më shumë se 20 persona.

Fillimisht ata debatuan me njëri-tjetrin dhe më pas ka pasur të shtëna pistolete dhe automatiku, dëshmuan efektivët në Gjykatën e Lartë.

Policët dëshmuan më pas se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në komisariat për shkak se jashtë komisariatit nisën krisma armësh, por ata thonë se nuk e kanë parë Armando Pregnën.

SHKARKO APP