Gjyqtarë borxh për të funksionuar Gjykata e Lartë

E mërkura ishte dita e gjyqeve penale në Gjykatën e Lartë, por të gjitha dështuan. Shkak ishte mos formimi i Kolegjit Penal, që prej muajsh ka vetëm 3 gjyqtarë. Për të plotësuar numrin me pesë anëtarë për çdo trupë, siç e kërkon ligji, që prej muajit korrik 2017 Gjykata e Lartë u ka hyrë borxheve.

Kjo është moda më e re e kësaj gjykate, e cila merr borxh gjyqtarë nga Kolegji Administrativ dhe Civil, si edhe anasjelltas për të zhbllokuar situatën. Në mjaft raste, sikurse këtë të mërkurë, trupa nuk formohet e për këtë zvarritjet janë tashmë diçka normale .

Aktualisht Gjykata e Lartë ka nëntë anëtarë të ndarë në tre kolegje, por që asnjëri nuk është i plotë nëse nuk huazohen gjyqtarë nga kolegjet e tjera. Gjykata e Lartë, e cila teorikisht duhet të kishte 19 gjyqtarë, është bllokuar dhe në pamundësi për të thirrur mbledhjen e kolegjeve të bashkuara, numri minimal i të cilit duhet të jetë 13 gjyqtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolegji penal
1.Edmond Islamaj
2.Artan Zeneli
3.Tom Ndreca

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolegji administrativ
1.Ardian Dvorani
2.Xhezair Zaganjori
3.Admir Thanza

Kolegji civil
1. Medi Bici
2.Shkelzen Selimi
3.Artan Broci

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?