Gjyqtaren nuk e lejojnë të takojë as vajzën. Kërkon leje nga SPAK, por ia refuzojnë

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj.

News24 ka publikuar kërkesën e gjyqtares Margjeka drejtuar SPAK, ku thekson se ka vajzën sëmurë dhe duhet ta shoqërojë në spital.

Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhur në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhem në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në shkresën e gjyqtares.

Në përgjigje, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares.

 

 

SHKARKO APP