Gjyqtarët e lidhur me krimin, Skëndaj: Të dhënat e DSIK s’janë përfundimtare

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëri publike të premten disa të dhëna që i referoheshin informacionit konfidencial të marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), sipas të ciIit rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë që janë pjesë e sistemit aktual të drejtësisë janë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit.

Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj tha për “Ora News” se këto të dhëna nuk janë përfundimtare dhe as të detyrueshme për organet e Vettingut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto të dhëna nuk janë të dhëna përfundimtare, nuk janë të detyrueshme për organet e Vettingut, pasi ka një jurisprudencë të Gjykatës Kushtetuese e cila ka marrë në shqyrtim ligjin për Vettingun kur subjektet e kanë kundërshtuar këtë ligj pranë këtij institucioni dhe kanë thënë se të dhënat që ofrojnë organet ndihmëse janë të dhëna të cilat shikohen në raport me të gjitha provat, faktet dhe dokumentat që KPK ka siguruar gjatë hetimit administrativ të thelluar dhe të specializuar që ky institucion bën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra këto të dhëna edhe pse janë shqetësuese në pamje të parë, sërish nuk janë të dhëna që në mënyrë shteruese vendosin pikën dhe thonë që këto subjekte duhet detyrimisht të përjashtohen nga procesi. Të mos harrojmë që gjyqtarët dhe prokurorët, edhe ata që kanë rezultuar me probleme me pasurinë apo me figurën sipas organeve ndihmëse kanë të drejtë të dëgjohen, të mbrohen dhe të paraqesin fakte dhe dokumenta të cilat më pas mundet që ta çojnë organin vendimmarrës, KPK apo KPA, në një vendimmarrje të ndryshme”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?