Gjyqtarët zgjedhin 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor
263 gjyqtarë të Republikës do të mblidhen këtë të premte dhe do të zgjedhin 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Qeveria e gjyqësorit do të ripërtërihet pasi në 12 dhjetor mbarojnë mandatin 5 anëtarë, 3 prej të cilëve gjyqtar. Konkretisht, në 12 dhjetor, mbarojnë mandatin anëtari Medi Bici, i cili vinte nga radhët e Gjykatës së Lartë. Ilir Toska, nga gjykatat e apelit dhe Brunilda Kadi, nga gjykatat e shkallës së parë.
Për të zëvendësuar Medi Bicin, kandidojnë gjyqtarët e lartë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi.
Për të zëvendësuar Ilir Toskën, kandidojnë Vojsava Osmanaj dhe Ridvan Hado, si dhe për zëvendësimin e anëtares Brunilda Kadi, kandidojnë Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku.
Në 12 dhjetor, mbarojnë mandatin edhe Erjon Muharremaj e Maksim Qoku, të cilët vijnë nga radhët e pedagogëve. Dy vendet e tyre plotësohen nga Kuvendi.