“Gjyqtari i Gërdecit” të premten përballë Vetting-ut

Fati i Gjykatës së Lartë mbyllet në korrik. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) publikoi gjatë pasdites së të mërkurës edhe dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve Shkëlzen Selimi e Artan Broci.

Procesi dëgjimor ndaj tyre do të mbahet të premten, ndërsa në datën 30 korrik do të jetë seanca e anëtarit tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

Shkëlzen Selimi do të ketë seancën e tij dëgjimore në orën 11:00. Trupa gjykuese e tij përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca dëgjimore e Artan Brocit do të zhvillohet në orën 13:00, me të njëjtën trupë gjykuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar në detyrë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?