Gjyqtari i Gjykatës së Lartë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Nis seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Komisioneri Publik ankimoi vendimin.
Më 7 qershor gjyqtari i Gjykatës së Lartë u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit”, shkruhet ndër të tjera në argumentet që Komisioneri Publik ka dorëzuar në KPA më 12 korrik.

