Gjyqtari që “urren” serbët

Mediat serbe vazhdojnë të bëjnë thirrje ndaj UEFA-s, që të apelojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen me Shqipërinë.

E përditshmja Kurir shkruan se pala shqiptare kishte të drejtë të zgjidhte një gjyqtar dhe ata zgjodhën pikërisht britanikun Philippe Sands.

“Ky gjyqtar i urren serbët,” shkruan e përditshmja serbe.

Ndërkohë eksperti i të drejtës ndërkombëtare në futboll dhe pjesëmarrës në shumë procese në Lozanë, Zoran Damjanovic, thotë se është në interesin e UEFA-s që të bëjë apelimin.

Ai thekson se vendimet e një arbitri janë detyruese, por CAS rrëzoi vendimin e arbitrit.

“Por nëse sfidohet çdo vendim i UEFA-s, ky do jetë një problem i madh në të ardhmen. Kjo do hapë një precedent”, thekson ai.

SHKARKO APP