Gjyqtarja e vrarë sot nga ish-bashkëshorti, 2 vite më parë ai tentoi ta vriste në sy të fëmijëve

As urdhëri i mbrojtjes nuk e mbrojti 39-vjeçaren Fildez Kasemi, me profesion gjyqtare e shkallës së parë në Shkodër, që të mos ishte viktimë e vrasjes brutale nga ish-bashkëshorti i saj. Fadil Kasemi 53-vjeç qëlloi sot mbi ish-gruan e tij, teksa kjo e fundit po lëvizte me një automjet Mercedes Benz.

Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së kësaj të enjteje, në zonën e ” Xhamllikut” në kryeqytet ndërsa autori i krimit të rëndë është vënë në pranga menjëherë. Policia ka sekustruar edhe armën e krimit ndërsa çifti rezulton i divorcuar dhe gjyqtarja rezulton me urdhër mbrojtjeje.

Hafizi e ka denoncuar disa herë Kasemin për dhunë por ai i shpëtoi dënimit duke përfituar nga amnistia. Ngjarja e 2015, ku Kasemi tentoi të ekzekutonte ish-bashkëshorten, duket se sot përfundoi në tragjedi. Ngjarja e 2015 ka ndodhur në plazhin e Golemit, në sy të fëmijëve të çiftit të divorcuar dhe të pushuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burri u arrestua dhe më kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata vendosi në vitin 2015 masën e sigurisë “arrest me burg”. Sherri mes çiftit kishte nisur pas divorcit ndërsa historia e tyre përfundoi tragjikisht ketë të enjte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja në vitin 2015

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se rreth orës 16:00 të datës 19.07.2015 shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavajë në afërsi të një hoteli, shtetasi Fadil Kasëmi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të fëmijëve, ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi.

Shtetasja Fildes Hafizi ka kallëzuar se ka qenë e martuar me shtetasin Fadil Kasëmi e se në muajin maj të këtij viti ishin divorcuar, divorc për të cilin Fadili nuk ka qenë dakord. Para disa ditësh ajo ka ardhur në plazh në Golem së bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka në kujdestari, ku ka marrë një dhomë me qira. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre, shtetasin Fadil Kasëmi. Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke e telefonuar disa herë në ditë.

Çifti ka patur probleme e mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë me kërkesë për lëshim të urdhrit të mbrojtjes, por në gjykimin e kërkesës së saj ajo nuk është paraqitur e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?