Gjyqtarja shembullore Arbena Ahmeti propozohet për gjyqtare në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi të mërkurën se ka vendosur të propozojë gjyqtaren Arbena Ahmeti, për emërimin e saj si anëtare e Gjykatës së Lartë. Ky vendim pritet të zhbllokojë situatën e plotësimit të tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, që duhet të zgjidhen pikërisht nga Gjykata e Lartë. Gati dy javë më parë, ky institucion dështoi të shqyrtonte 4 kandidatura që kishin kaluar të gjithë filtrat paraprak, për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha, për mungesë të kuorumit, shkruan ndër të tjera VOA.

Gjykata e lartë ka aktualisht 9 nga 19 anëtarë që parashikon ligji. Në rastin e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga Kryetari i saj konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Tanimë ky kuorum do të mund të arrihet, nëse propozimi i KLGJ-së do të miratohet nga presidenti Ilir Meta. Zonja Ahmeti do të bëhet kështu anëtarja e 10-të e Gjykatës së lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarja Ahmeti është propozuar në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative. Ajo ishte kandidaturë e vetme për këtë funksion. Zonja Ahmeti ushtron aktualisht detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës. Në nëntor të vitit të kaluar ajo kaloi me sukses procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Vendimi i këtij institucioni nuk u ankimua nga Komisioneri publik, dhe në këtë mënyrë rikonfirmimi në detyrë, ka marrë formë të prerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtarja Arbena Ahmeti njihet si një prej gjyqtareve më korrekte në Shqipëri.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rishpalli thirrjen për vendin vakant të kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, mandati së cilës ka mbaruar prej disa vitesh, por që ligji e lejon të qëndrojë në detyrë deri në zevëndësimin e saj. Nga 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, 3 zgjidhen nga parlamenti, 3 nga presidenti, dhe 3 nga Gjykata e lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?