Gjyqtarja s’justifikon pasurinë, nxehet në sallë

”Dua rikonfirmim në detyre. Pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme”. Këtë deklaratë ka dhënë gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj, e cila ka reaguar e nxehur në seancën në ngarkim të saj. Sipas saj, llogaritjet e KPK janë të bëra keq dhe janë vendosur apriori.

”Kam paraqitur prova te plota për te ardhurat. Më keni ngarkuar barrë prova duke mos njohur mirë ligjin pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim në detyrë pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme”,-ka thënë ajo. Në lidhje me kriterin profesional, relatorja thotë se ka pasur raste të vonesave të çështjeve dhe arsyetime me vonesë.

Avokatja e gjyqtares tha se klientja e saj, Altina Xhoxhaj pret të rikonfirmohet në detyrë. “Altina Xhoxhaj ka qenë shumë bashkëpunuese me Komisionin. Ajo i plotëson të gjitha kushtet në të treja komponentët, pasurinë e figurës dhe profesional”, tha avokatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani procesin e Vettingut e ka kaluar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha. Ndërsa gjyqtarët Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani nuk kanë mundur të kalojnë procesin e Vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?