Gjyshja heroinë, si i shpëtoi nipërit nga rrënojat e tërmetit

Tronditja në Italinë Qëndore, në qytezën historike të Amatrices e cila mbeti e shkatërruar  këtë mëngjes, ka një histori të lumtur. Një gjyshe, nxorri të gjallë nipërit e saj nga rrnojat që kanë pështuar tashmë vendin.

Mediat Italiane, kanë raportuar se bëhët fjalë për dy vëllezër, përkatësisht të moshës 4 dhe 7 vjeç, të cilët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Shpëtimi i tyre ka një emër, e ajo është gjyshja e tyre, pasi ajo i kishte futur fëmijët poshtë krevatit. Dy djemtë kishin shkuar për një vizitë por tërmeti për pak sa nuk u solli vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që nuk mund të flitet për lumturi mes rrënojave që kanë marrë jetë njerëzish, por fatmirësisht, dy vogëlushët i shpëtuan mirë kësaj tragjedie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vijojnë të gërmojnë në rrënoja me shpresën se do të gjejnë të mbijetur të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?