“Gjyshërit e mi nuk ikën nga shtëpia”, Duma flet për situatën pas tërmetit: Pashë një eksod të dytë në Durrës
Ish-deputetja e PD Grida Duma ka ndarë me publikun një pjesë të përjetimeve të saj nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi një pjesë të mirë të vendit por edhe ka komentuar mënyrën se si po menaxhohet situata. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Duma deklaroi se trauma ka prekur edhe familjen e saj, pasi gjyshërit nuk kanë pranuar të largohen nga banesa e vjetër, por gjithsesi ajo thotë se kjo është shumë e vogël në krahasim me humbjen e jetëve. Duma e sheh ndihmën nga Bashimi Europian si të vetmjen zgjidhje për situatën.
“Trauma është kudo. Gjyshërit e mi edhe për shkak të moshës dhe për shkak të lidhjes me shtëpinë e tyre as që largoheshin nga banesa e tyre. Disa ditë kanë fjetur në oborr. Disa prej të afërmve kanë pasur dëme në katet e para, por fatmirësisht asnjë humbje jete. Që të nesërmen kam qenë në terren. Ditët e para ka qenë një shkretëtirë shumë e trishtë. Ikja pas dy ditëve, aty ishte një lloj eksodi i dytë. E mbaj mend eksodin e parë me anije, ky ishte i dyti. E trishtë dhe e dhimbshme. Kush ka kaluar në zonat ku banesat kanë rënë është shumë e tmerrshme. Ditë të kobshme kanë qenë. Ende sot nuk ka asnjë siguri. Një nga gjërat që pak është thënë ka qenë ndihma e munguar psikologjike. Kapacitetet duhet të vinin nga të gjitha vendet. Sidomos asistenca për fëmijët. Është një nga traumat më të gjata në historikun e psikanalizës sa i përket pasojave dhe nuk kemi bërë ende asgjë në këtë aspekt. Ajo që shikoj në tërësi sot është një negativitet i madh kudo. A është e pranueshme plotësisht, a është e kurueshme po, a po kurohet, jo? Më vjen keq ta nis kështu. Kisha vendosur që çështjen e Edi Ramës se si po qeveris ta quaja çështje të zhdukur, ishte një çështje që shqiptarët e shikonin përditë”, u shpreh Duma.
Ajo tha se shqetësuese është edhe sjellja e kryeministrit Edi Rama, që sipas saj nuk ka një komunikim të besueshëm.
“Ajo që më shqetëson në këtë moment, ajo që e nisa me dhimbjen e vuajtjen, ajo që shikoj sot dhe më revolton është sjellja e kryeministrit si një xhongler gjendje shpirtërore. Gjendjet e krizave kërkojnë një komunikim kredibël. Tashmë e dimë të gjithë, tërmetet nuk parashikohen plotësisht por nuk do të thotë që nxirren probabilitetet. Por një hartë sizmologjike e re duhet të ishte përfshirë në planet urbanistike. Duke nisur nga maja e përgjegjësisë dhe duke mos ndaluar atje ku është bishti i kavallit, një gjueti shtrigash përballimi i situatës katastrofë. Kam shumë mirënjohje për ata që shërbyen por parandalimi i dëmit nuk menaxhohet me postum. Një kryeministër që herë tallet, njëherë të shfaqet tek fukarenjtë, është e papranueshme që kryeministri të gjejë batutën për shtëpinë e shembur por jo mbështetjen. Buxheti i shtetit nuk e përballon këtë kosto. Ne jemi vendi varfër. Unë e kam thënë që në momentin e parë, në diskutimet e mia me kolegët, kam thënë e vetmja zgjidhje është ndihma që do vijë nga BE. Është nëj faturë disa milionëshe. Nuk përballohet dot, por mënyra se si je përgatitur se si do kesh fondin e sigurisë duhet të ishte një gjë që nuk duhet të ishte çështje e lobimit për fondin. Në ditët që vijnë BE do ketë një solidaritet për Shqipërinë. PD si pjese e PPE ka lobuar fort. Është kryer një presion i madh që Shqipëria ta marrë këtë fond asistence. Ndoshta ky moment i fatkeqësisë natyrore meriton që nga BE të shihet me një vëmendje më të madhe”, deklaroi Duma.