Gjyshi u shërua/Shënimi për profesor Krajën: Jeni idhull i çdo mjeku
Bluzat e bardha në Shqipëri janë në luftë të fortë me pandeminë e Covid-19. Familjarë të një prej pacientëve që ka marrë trajtim në spitalin Infektiv dhe është shëruar ka bërë një gjest prekës për të falënderuar bluzat e bardha që ndihmuan gjyshin e tyre të fitojë betejën.
Vargje mirënjohjeje janë shkruar për profesor doktor Dhimitër Krajën. Mjeku u bë shembull duke u rikthyer në detyrë pas 48 vitesh për t’u vënë në frontin e parë kundër Covid-19 krah kolegëve të tij tek Spitali Infektiv.
”Ju nuk kursyet as shëndetin e as ditët e pushimit mbas një jete aktive plote përkushtim pranë spitalit ku ju punuar për shumë vite. Jeni idhulli i çdo mjeku. Zoti të bekoftë. Të falënderoj që ndihmove gjyshin tim të vijë prapë pranë nesh”, është shënimi për doktoreshë Migena Qaton. Mirënjohje është treguar edhe për mjekun infeksionist Pëllumb Piperi. “Faleminderit nga zemra. e shëruar gjyshin tim”.