Gjyshja e TikTok-ut përfundon në burg! Natasha përdorte nipin 10-vjeç për lekë, e mësonte si të shante

Natasha Kumaraku, një personazh që ka marrë pjesë në emisione televizive vite më parë për sherret me ish-nusen e djalit për kujdestarinë e nipit të saj, është arrestuar së bashku me të birin, pasi kanë shfrytëzuar të nipin 10-vjeçar për përfitime në TikTok.

Ata dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese. Në rrjetin social TikTok gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para.

Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo komunikime dhe bënte lojëra me të tjerë personazhë të këtij rrjeti social, kanë bërë që Natasha të ndiqet nga mijëra shqiptarë në Shqipëri e kudo. Ish-mësuesja, shfaqet duke kryer apo dhënë dënime të ndryshme në lojërat që bën, të cilat pothuajse në çdo rast konkludojnë në gjuhë krejtësisht denigruese e të papërshtashme, në çdo orë të ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?