Gjyshja jeton për mbesën jetime, nga një prej kontejnerëve të Manzës
Në mes të kontejnerëve në Manëz ku janë vendosur familjet të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit gjen dhe nënë Behijen dhe mbesën e saj. Në kushte tejet ekstreme e moshuara 71 vjeçare kujdeset për të miturën e cila nuk ka pranë asnjë nga prindërit
Që kur ishte 4 muajsh vogëlushja fle pranë gjirit të gjyshes së saj.
Gjyshja tregon se djali i saj u martua me dashuri por nuk funksionoi mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos zgjaste. Siç tregon nënë Behija pas konflikteve nusja u largua dhe nuk u kthye më
Në moshën 4 muajshe nëna e saj u largua dhe nuk erdhi më” na tregon nëna
8 muaj pas divorcit djali i Behijes ndërroi jetë duke ia shtuar më shumë dhimjen . 71 vjeçares i duhet të jetë baba dhe nënë për vogëlushen edhe pse mundësitë ekonomike por dhe fizike janë të pakta.
“8 muaj pas divorcit ai vdiq e vajza mbeti vetëm. Mendoja, mirë nuk do rritet me mama por të paktën ka të atin dhe nënën e babës së vet” thotë Behija
Me një pension minimal nënë behia rrëfen se sa të vështirë e ka të kujdeset për mbesën. Shpeshherë duke lënë edhe ilaçet pa blerë.
Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, sot nënë behija së bashku me vogëlushen jetojnë në këtë kontenier me shpresën se dikur banesa do tu rikonstruktohet.
Apeli i saj i vetëm është që shteti ti ndihmojë mbase jo për të por për vogëlushen e cila është krejt e pafajshme.