Gjysma e kryeqytetit pa ujë, shkak ndërprerja e energjisë tek stacioni i pompimit

 

Gjatë 24 orëve në vijim gjysma e Tiranës do të mbetet pa ujë të pijshëm.

Një një deklaratë për mediat Ujësjellës Kanalizimet Tiranë (UKT) njofton banorët e Tiranës se do të ketë kufizime të gjata të furnizimit me ujë.

UKT sqaron se shkak i mungesë së ujit do të jetë ndërprerja e energjisë elektrike tek stacioni i pompimit në Qafë Mollë, i cili është edhe burimi kryesor i furnizimit me ujë të kryeqytetit.

UKT njofton se zonat të cilat do të kenë kufizime me ujë janë: Qendra e Tiranës, Komuna e Parisit, Blloku i vilave amerikane, Ambasadat amerikane, italiane, franceze, zona e rrugës “Tre Vellezerit Kondi”, Spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, qyteti Studenti, zona e Tiranës së Re, zona e ish-Bllokut, birra Tirana, rruga “3 Dëshmorët” në Yzberisht, Kodra e Priftit, Qesaraka, vilat rezidenciale “Dajt”, blloku i godinave shtetërore në Bulevardin “Skënderbej”, Rruga e Elbasanit.

UKT sqaron se situata e furnizimit me ujë për këto zona do të normalizohet pas rikthimit të energjisë elektrike në stacionin e Qafë Mollës.

SHKARKO APP