Godet dhe kërcënon mjekun e urgjencës brenda Spitalit të Elbasanit, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Elbasanit pasi ka goditur një mjek që ishte në krye të detyrës në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e Elbasanit, dhe mjeku i goditur është shtetasi me inicialet Sh. K. 55 vjeç.

Mësohet se i riu ka pasur të atin në Urgjencë, në gjendje të rëndë, dhe i ka kërkuar mjekut ta observojë më shpejt. Mes tyre ka nisur një debat që ka degjeneruar në dhunë, ku i riu ka goditur mjekun.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, bën me dije policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?