Godet mjekun e Urgjencës së spitalit, arrestohet 65-vjeçari

Ka përfunduar ne pranga një 65-vjecar, që ka dhunuar mjekun e urgjencës së Spitalit të Lezhës. Policia njofton se në pranga është shtetasi P.P. 65 vjeç.

“Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës”- thotë policia.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?